Arkitekti kosovar: Si janë bërë ndërtimet në Durrës, numri i viktimave mund të shkonte mbi një mijë

Një ditë pas tërmetit tragjik, një grup profesionistësh e inxhinierësh nga Kosova u nisën drejt Durrësit e Tiranës, për të ndihmuar në vlerësimin e dëmeve strukturore të godinave të këtyre qyteteve.

Në gjithë këtë organizim ndërveproi edhe ministria e Arsimit e Shqipërisë me kërkesë për ekzaminim të 42 shkollave fillore e të mesme në territorin rreth Durrësit, Krujës, Lezhës e disa vendeve më të prekura nga tërmeti i së martës.

Visar Geci nga Shoqata e Arkitektëve të Kosovës, përmes një shkrimi në bazë të ekzaminimit që është bërë, ka thënë se në bazë të asaj çfarë ka parë, ai mendon se shifra e të vdekurve mund të shkonte mbi një mijë.

Ai ka thënë se 80 % e objekteve në Durrës, tashmë janë të pabanueshme ose veç se janë shkatërruar.

Ky është postimi i tij i plotë:

Shtylla mbajtëse me një objekt në Durrës. Pa armaturë!

Në bazë të asaj cka kom pa si jan’ realizue ndërtimet, kisha mendu që shifrat e të vdekurve kishin me prek’ nr. 4 shifrorë…

TMERR!!!

Shumica e objekteve kan’ qen’ të pabanueshme pa u ba hiç termeti! Jon rreziku të shemben nga vetvetja! Të “ndërtuara” pa asni kriter hiç!

Kjo asht çmenduri! Kjo punë asht VETVRASJE KOLEKTIVE!

Sipas meje çka kom pa, mendoj që 80% e objekteve në Durrës tashme jan’ të pabanueshme ose vec jan’ shkatrrue.

Logjika: “KURSE MATERIAL, SE TA KOMPENSOJ ME JET’ NJERËZISH”

SHKARKO APP