Arkivat historike/Një burrë i pasur nga Janina ja si vishej (1873)
Burrë i pasur shqiptar nga Janina. Në kokë ka një fes të kuq të lartë me një xhufkë të gjate blu, me fije mendafshi të varur mbi supe e të kapura me kapse ari. Xhamadani me dy kapakë përpara i qendisur në filigrame, jeleku i drejtë dhe anteri me mengë të hapura të gjitha të qendisura aq dendur sa bëhen të ngurta. Në brez ka një silahik (rrip lekure me disa ndarje në të cilat mund të vendoset një arsenal i tërë pistoletash e thikash me kellefe dhe pajisje argjendi të stampuara) të qendisura në ar. Shqiptarët mbajnë fistan të bardhë me shumë pala deri nën gjunjë. Në pjesën e poshtme të kembës janë dizliqet të qendisura në ar në të njëjtin model si pjesa e sipërme e veshjes, skajet e tyre bien mbi kembë dhe mbulon këpucen e cila përfundon me një xhufkë të kuqe ose të zezë në majë