Arlind Qori: Kemi ndenjur syçelët për çdo votë, mandatin tonë nuk e luante as topi

Kur kanë kaluar 6 ditë nga zgjedhjet e 11 majit, kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori thotë se ishte i bindur që në ditët e para se mandatin e vetëm të kësaj force politike e kishte arritur. Në këto zgjedhje, partia e Qorit mori 24 mijë vota dhe siguroi një mandat në qarkun Tiranë.

Postimi i plotë

Që prej të hënës u kuptua që mandatin e Lëvizjes BASHKË nuk e luante as topi. Gjithsesi, ditë pas dite, orë pas ore e minutë pas minute aktivistët e Lëvizjes BASHKË kanë ndenjur syçelët për të mbrojtur çdo votë. E kemi detyrim ndaj mbi 24,000 qytetarëve që na kanë besuar. Me këtë frymë solidariteti dhe përkushtimi do të çajmë përpara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?