”Armën e hodha në kosh”, Arseni u arrestua në prani të gruas, djalit dhe të avokatit. Do ikte në Dibër

Ishte RENEA ajo që arrestoi autorin e krimit të dyfishtë që tronditi këtë pasditen Tiranën. Arsen (Hamza) Muskurti, i cili vrau vëllanë Dritanin dhe kunatën, Norën, ka treguar se pistoletën e ka hedhur në një kosh dhe policia ka nisur kërkimet.

Nga sa mësohet si do arratisej për në Dibër, në vendin e origjinës, përmes rrugës së Arbrit.

Në momentin e arrestimit ka qenë në prani të bashkëshortes, djalit të tij dhe avokati në zonën e ”5 Majit”. Viktimat dhe autori jetonin në zonën e Alliasit, ku kishin banesat ngjitur.

SHKARKO APP