Arqipeshkv Frendo: Kisha e mbyllur përfundimisht për pritje zyrtare

Gieorgo Frendo, Ipeshkv i Dioqezës së Tiranës dhe Durrësit i ftuar në “Tonight Ilva Tare”, tha se dera e kishës katolike për sa kohë ai do të jetë në krye të saj do ta ketë të mbyllur derën për pritje zyrtare për Krishtlindje.

Pjesë nga intervista:

Tare: Për herë të parë nuk patët pritje zyrtare. Pse e morët këtë vendim?

Swiss Digital Desktop Reklama

Frendo: Unë për 10 vjet kam qenë zëvendës i Imzot Rrok Mirditës dhe për 10 vjet kam qenë në këto pritje dhe çdo herë jam ndjerë si në kundërshtim me besimin tim. Fakti që është festë e lindjes së Jezusit në një varfëri ekstreme, ata që e kanë pritur Jezusin në Betlehem kanë qenë më të përjashtuarit, barinj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne prismim njerëz me pozicion të lartë. Kisha shumë frikë në fillim si do të reagojnë për këtë vendim. Reaguan shumë pozitivisht më shumë se ç’kisha menduar unë, meqë jam edhe i huaj. Të gjitha komentet ishin pozitive, me përjashtime të vogla. Shpresoj se pasi kemi filluar të vazhdojmë me këtë praktikë.

Tare: Pa takuar politikanë?

Frendo: Edhe atë ditë kur jam emëruar si arqipeshv, kam thënë se kam respekt për politikanët. Edhe fjala ministër në latinisht do të thotë shërbëtor. Por nga ana tjetër, besoj se është më mirë të ndjej pulsin e popullit dhe të ndjej më afër popullin.

Tare: A është kjo edhe një thirrje për politikanët?

Frendo: Çdo autoritet është për shërbim. Vetë Jezusi ka thënë se ai që është në autoritet është që të jetë në shërbim. Dhe kjo vlen jo vetëm për kishën por edhe për politikën. Politikanët janë për shërbimin e popullit dhe unë vlerësoj shumë ata që e ndjenë këtë përgjegjësi.

Tare: A ka politikanë të tillë në Shqipëri?

Frendo: Me sa di unë po. Nuk do të përmend emra. Ka politikanë që janë afër popullit.

Tare: Çfarë nuk kishte të mirë në këto takime?

Frendo: Jezusi ishte gjithmonë afër atyre që ishin më të mënjanuar dhe më të përvuajtur dhe unë jam me këtë. Një figurë e tillë sot është Papa Francesku, i cili është bërë një njeri ‘popullor’ për thjeshtësinë e tij, se është afër atyre që janë më të mënjanuar, mbron emigrantët. Duhet të jemi zë për ata që nuk kanë zë në shoqëri.

Tare: Ky vendim vlen edhe për vitet e ardhshme?

Frendo: Vlen edhe për vitet e ardhshme.

Tare: Pra kisha katolike u mbyll për pritje zyrtare?

Frendo: Derisa të jem unë po. Edhe ata që janë bashkëpunëtorë të ngushtë janë 100% dakord me këtë vendim.

Tare: E ndjeni mungesën e imzot Rrok Mirditës?

Frendo: Ishte një personalitet. Në krahasim me të unë jam më naiv. Gjatë këtyre viteve kam qenë bashkëpunëtor i ngushtë me të. Kam ardhur në Shqipëri në vitin 1997 si misionar. Dhe vetëm pas një viti, imzot Mirdita më caktoi i dyti pas tij dhe në vitin 2006, ai më emëroi impeshkv. Kemi punuar shumë bashkë.

Tare: Thatë diçka që më bëri përshtypje. Në krahasim me imzot Rrok Mirditën, ju jeni më naiv. A ju ndihmon kjo në punën tuaj?

Frendo: Për shumë njerëz ky naivitet ndihmon që të më ndjenjë më shumë afër. Nuk e di pastaj çfarë mendojnë të tjerët?

Tare: Keni pasur vështirësi?

Frendo: Për 10 vjet isha impeshkv ndihmës dhe isha i mësuar me shumë probleme. Natyrisht, duhet të kem më shumë kujdes për faktin se roli im është me më shumë përgjegjësi. Duhet të jem pak më diplomatik dhe të marr vendime që të jenë me konsultime me të tjerët. Unë besoj shumë në kolegjialitet.

/Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?