Arrestimi i Dakos, flet Rama: S’është e lehtë, por jemi krenarë që goditen njerëz të lidhur me pushtetin
Arrestimi i Vangjush Dakos është lajm që kryeministri Edi Rama e komentoi nga Berati.
Ai tha se janë krenarë që për herë të parë në historinë e Shqipërisë ndodh që po goditen njerëz të lidhur me pushtetin.
“Kemi hyrë në fazë të re. Duhet bërë durim edhe në luftën kundër korrupsionit. Për herë të parë në historinë e popullit tonë po goditen njerëz të lidhur me pushtetin. Kjo nuk është e lehtë. Kjo të bën të ndihesh jo mirë, se s’ke si ndihesh mirë kur sheh që dikush që ka qenë përkrah teje, është përkrah avokatit përballë prokurorit apo gjykatësit.
Me siguri diçka ka ndodhur. Edhe kur e sheh se si mund të përdoret forca e pushtetit të drejtësisë për të bërë edhe gjëra që nuk shkojnë. Të gjitha janë pjesë e një procesi dhe rruga është e përpjetë, jo dishezë. Kini parasysh që për herë të parë ndodh kjo. Për këtë duhet të jemi ne krenarë për PS”, tha Rama.