Arrestimi i Haradinajt, Rama: Skandaloze! BE ende s’i ka fshirë urdhër-arrestet e Serbisë nga kompjuterët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje arrestimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj në Francë.

Me anë të një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ kreu i qeverisë shqiptare theksoi se ndalimi i Haradinajt është një absurdite, ndërsa çuditet nga fakti se ende urdhër-arrestet e lëshuara nga Serbia nuk janë fshirë nga kompjuterët e BE-së.

“Ndalimi i Haradinajt një absurditet! E pabesueshme që urdhër-arrestet e Serbisë s’janë fshirë ende nga kompiuterat e BE-së #Skandaloze”, citohet në mesazhin e Ramës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u ndalua mbrëmjen e djeshme nga policia franceze në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga policia e Serbisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?