Arrestimi i Redjan Rrajës, reagon Rama: Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për atentatin e Shkozetit ku mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku dhe Aleksandër Laho. Ai e quan punë të shkëlqyer zbardhjen nga policia të ngjarjes kriminale, ku sipas tij është i implikuar dhe prokurori.
Postimi i Ramës
“Përshëndes me respekt punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit. Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda…
dhe masat speciale kundër KÇK-së? Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu #DerinëFund #ZeroTolerancë”.
KOHA JONË SONDAZH

