Arrestohen punonjës të OSHEE dhe pronarë biznesesh

Në ditën e dytë të operacionit, mes të arrestuarve janë edhe dy punonjës të OSHEE-së, njëri inxhinier elektrik dhe tjetri elektriçist, në qytetin e Fierit. Të arrestuarit janë Inxhinieri Alban Nilo dhe elektriçisti Ilir Petani, të cilët akuzohen se kanë favorizuar vjedhësit e energjisë elektrike.

Policia ka arrestuar edhe  tre pronarë biznesesh, të cilët kishin vendosur lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në aktivitetet e tyre. Të arrestuarit janë Vangjel Gjergji, Edmond Profka dhe Qani Zela, pronar të subjekteve tregtare që klasifikohen si bisnes i vogël.

Në Shkodër, një ndër rrethet më problematike sa i përket vjedhjes së energjisë elektrike, numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni ka qenë më madh. Në pranga kanë përfunduar: Ylli Batuni, Petrit Bregu, Agim Haxhija, Gjon Shullani dhe Nush Shabaj të gjithë banues në Shkodër.

Në banesat e tyre u gjetën lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, sakaq në të njëtën kohë policia ka filluar procedim penal edhe për 10 persona të tjerë.

Ndërkohë në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar edhe dy persona në Gjirokastër si dhe është shpallur në kërkim një i tretë. Të arrestuarit janë Saimir Basha 40 vjeç nga Lazarati dhe Jorgaq Dhjakoni banues në qytetin e Gjirokstrës si dhe në kërkim është shpallur, Artan Meçi, 43 vjeç po nga Lazarati. Gjatë kontrollit në banesat e tyre u konstatua se kishin siguruar lidhje të paligjshme të energjisë.

Në Fier
Alban Nilo, inxhinier pranë OSHEE
Ilir Petani, elektricist
Vangjel Gjergji, pronar biznesi
Edmond Profka, pronar biznesi
Qani Zela, pronar biznesi

Në Shkodër
Ylli Batuni, 45 vjeç , banues në Shkodër.
Petrit Brahim Bregu, 39 vjeç, banues në Shkodër.
Agim Haxhija, 61 vjec, banues në Shkodër.
Gjin Shullani, 68 vjeç,  banues Shkodër.
Nush Shabaj, 51 vjeç,  banues në fshatin Gruemirë Malësi e Madhe

Procedohen në gjendje të lirë:
Hajdar B, 78 vjeç,  banues në Shkodër
Gezim N., 45 vjeç 45, banues në fshatin Omaraj Malësi e Madhe

Shpallet në kërkim:
Mark Kiri, 55 vjec, banues në Shkodër, pasi magazina ushqimore ALBATEK SKUTARI në lagjen Tre Herojt Shkodër, furnizohej me energji elektrike pa matës dhe pa kontratë të cilën ia kishte lëshuar me qera shtetasit N. Z, 40 vjeç 40,  banues në Shkodër.

Në Gjirokastër
Saimir Basha, 40 vjec nga Lazarati
Jorgaq Dhjakoni

Shpallet në kërkim
Artan Meci 43 vjec nga Lazarati

Në Korcë
Arjan Shkëmbi, 37 vjec banues në lagjen 6 Korcë,  për lidhje të jashtëligjshme në banesë 

SHKARKO APP