Arrestohet kryetari i bashkisë bregdetare

Këto janë arrestime!

Kryetari i Budvës, Marko Careviq dhe kryetari i Asamblesë Komunale (MA) i Budvës, Krsto Radoviq, janë arrestuar sot në mëngjes para ndërtesës komunale.

Në aksionin e Policisë Speciale në Mal të Zi janë arrestuar edhe menaxheri i Komunës së Budvës, Milo Boçoviq, sekretari për investime, Mladen Mikijel, Nikolla Jovanoviq, kreu i kabinetit të Careviq, si edhe Djordje Vujoviq dhe këshilltari i Careviq.

Në pamjet e publikuara shihet se si Careviq është nxjerrë dhùnshëm nga Komuna ndërsa për árrestimin e zyrtarëve të tjerë ka patur edhe rezistencë, për çka është nevojitur edhe përdorimi i sprajit lotsjellës. Nuk dihet ende arsyeja e arrestimit të tyre, por dyshimet e para janë se ata janë të përfshira në afera korruptive, gjatë ushtrimit të mandatit.

Po në Shqipëri kur do kemi arrestime të tilla apo shumë më lart se kaq?!

SHKARKO APP