SPAK arreston kryebashkiakun në detyrë të Himarës, Jorgo Goro. Në pranga edhe 4 të tjerë
Kryebashkiaku aktual i Himarës Jorgo Goro (PS) është arrestuar ditën e sotme me urdhër të SPAK. Në pranga raportohet se kanë përfunduar edhe 4 persona të tjerë.
Goro mbeti në detyrë si kryebashkiak i Himarës edhe pse humbi zgjedhjet e 14 majit ndaj Fredi Belerit, i cili u dënua së fundmi për shitblerje votash.
Prangosja e Goros vjen për llogari të një hetimi të nisur pas një kallëzimi të Alfred Belerit dhe disa të tjerëve ndaj Goros për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.
Gazment Bardhi reagoi përmes një statusi në platformën X pas lajmit për arrestimin e kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Jorgo Goro.
“Arrestimi i Jorgo Goros është një lajm i mirë, që duhet të shoqërohet me arrestime edhe të bashkëpunëtorëve të Edi Ramës, që në shkelje të ligjit kanë përfituar prej tij statusin e investitorëve strategjik”, tha Bardhi.