Arrestohet tritolvënësi i dyshuar ndaj banesës së Armando Dukës

Burime nga mediat tregojnë është ndaluar Arlen Hasanajt, një i ri i dyshuar për vendosjen e lëndës shpërthyese në derën e jashtme të banesës së kreut të FSHF-së, Armand Duka. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës rreth orës 22.30 dhe në lagjen nr.4 në Durrës.

Sipas të njëjtave burime, 34-vjeçari u arrit që të identifikohej nga hetuesit falë pamjeve nga kamerat e sigurisë në Bulevardin e Durrësit. Hasanaj është pikasur të lëvizë në këtë zonë, fillimisht me një makinë tip Benz ML dhe më pas në këmbë. Ai është banor i të njëjtës lagje me Dukën ku ka edhe një biznes. Burimet thanë se lëndën plasëse 34-vjeçari e ka marrë në një prej pallateve të zonës. Pasi është afruar te banesa e Dukës e ka ndezur tritolin me fitil dhe është larguar, shkruan lapsi.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?