Arrihet marrëveshja, armëpushim i përkohshëm në Ukrainë dhe korridore humanitare

U desh raundi i dytë i bisedimeve prej 3 orësh, që Rusia dhe Ukraina të arrinin në një marrëveshje për krijimin e korridoreve humanitare, dhe armëpushim të përkohshëm.  Palët nuk arritën një marrëveshje për ndalimin e luftimeve ose përfundimin e operacionit special rus.

Nga ana e saj, Ukraina kërkon ndalim të menjëhershëm të sulmeve, armëpushim, hapjen e korridoreve për evakuimin e civilëve nga qytetet e bombarduara.

Pozicioni i Rusisë nuk ka ndryshuar që nga dita e parë.

”Ukraina duhet të “demilitarizohet” dhe të “denazifikohet”. Gadishulli i Krimesë, i aneksuar nga Rusia në vitin 2014, duhet të njihet si pjesë integrale e saj. Dy krahinat separatiste në Ukrainë, Republika Popullore e Luhanskut dhe Republika Popullore e Donetskut, të njihen si të pavarura zyrtarisht”.

Mes palëve do të ketë edhe një raund të tretë të bisedimeve për të arritur në më shumë negociata që mund ti japin fund luftës.

SHKARKO APP