Arrihet marrëveshja për koalicion të madh Gjermani

Pas një takimi maratonik prej gati 24 orësh u kulmua vendimi për marrëveshjen. Kancelarja Merkel mbetet në këtë post.

Liderët e partive të Unionit CDU/CSU Angela Merkel dhe Horst Seehofer si dhe ai i socialdemokratëve Martin Schulz, siç njoftojnë agjencitë gjermane të lajmeve, kanë arritur marrëveshje gjatë një takimi prej gati 24 orësh, që të vazhdojnë koalicionin e madh në Gjermani. Përfaqësuesit e partive kanë hartuar një dokument prej 28 faqesh, i cili është dakorduar gjatë këtyre bisedimeve në nivelin më të lartë, thotë qarqet e afërta me negociatorët. Angela Merkel, Horst Seehofer dhe Martin Schulz do ta paraqesin gjatë ditës këtë marrëveshje para gazetarëve.

Bisedimet përfundimtare mes këtyre partive për vazhdimin e koalicionit i cili edhe tani është në pushtet, kanë filluar para një jave. Gjatë bisedimeve ka pasur mosmarrëveshje dhe tendosje për shumë çështje: refugjatët, ekonominë, financat… por thuhet se ato janë harmonizuar. Gjatë ditës do të dihet më shumë për marrëveshjet e arritura. Këtë marrëveshje duhet ta miratojnë edhe organet e partive që do të futen në koalicion.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?