”Arritjet imagjinare të Rilindjes”, Tavo: Çdo gjirokastrit do të paguajë 41.6 euro për Becchettin falë Ramës

Drejtuesi politik i LSI-së në Gjirokastër, Vangjel Tavo ka renditur dështimet e qeverisë ”Rama 2”. Teksa thotë se janë zero investime të huaja të rëndësishme në 8 vite, kandidati për deputet i LSI-së në këtë qark, thekson edhe se vetëm Becchett-it do i paguhen 120 milionë euro, dhe se nga kjo shumë, Gjirokastra do i paguajë 2.5 milionë euro, pra 41.6 euro për person.

Postimi i plotë

Mashtruesit e “Rilindjes” gënjyen prej 8 vitesh për suksese imagjinare të rritjes ekonomike, ndërkohë e vërteta e hidhur për çdo shqiptar është se:

❌ Ekonomia shqiptare është në ditët e saj më të vështira për shkak se paratë publike shkojnë për oligarkët, PPP-të, dhe koncensionet.

❌ 40% e familjeve të thjeshta jetojnë me 5 dollarë në ditë.

❌ Zero investime të huaja të rëndësishme në 8 vite.

❌ Borxhi publik ishte 63% në vitin 2013 e sot në 97.4%.

❌ 450 milionë Euro do jetë dëmi në arbitrazhet ndërkombëtare që do paguhen nga shqiptarët, vetëm prej kapriçove dhe korrupsionit të “Rilindjes.”

❌ Vetëm Bechett-it do i paguhen 120 milionë Euro. Nga kjo shumë Gjirokastra do i paguajë 2.5 milionë Euro, pra 41.6 euro për person.

❌ Shkatërroi ekonominë në qarkun e Gjirokastrës duke e shndërruar në xhep gjeografik përmes largimit të institucineve dhe drejtorive që u shoqëruan me largimin e qindra vendeve të punës.

❌ I kanë lënë familjet e thjeshta në kushtet e mbijetesës, duke mos siguruar dot bukën e gojës.

Më 25 prill do i largojmë autorët e varfërisë dhe shkatërrimit ekonomik. Çuçi ku je? Nga ke humbur? Eja t’u flasësh familjeve të thjeshta që e përballojnë muajin me vështirësi se si e keni rritur ekonominë. Tregoi arritjet imagjinare atyre që blejnë ushqime me lista. Flasim dhe për ato të tjerat. E di vetë ti. Ku dhe kur të duash ti.

SHKARKO APP