ARRSH, thirrje shoferëve: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë, ka akse problematike

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar në lidhje me situatën e reshjeve në vend dhe problematikat që paraqiten për drejtuesit e mjeteve.

Reagimi i plotë i ARRSH-së: 

Reshje shiu me intensitet mesatar kanë përshkuar vendin duke sjellë rënie gurësh e materialesh si në Skuraj-Burrel, të cilat janë pastruar menjëherë nga grupet e punësdu ke mos lejuar të krijohet vështirësi në qarkullim.
Në zonën veriore ka pasur reshje dëbore me intesitet dhe erë, si në Ura e Zapodit-Shishtavec në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë, Klos, Peshkopi, Bajram Curri-Fierzë, në Tropojë.
Në mëngjes edhe në Qafë Thanë kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet mesatar.
Mjetet borëpastruse dhe punëtorët e mirëmbajtjes kanë qenë në terren pa ndërprerje.
Rrugët janë të pastruara nga dëbora dhe qarkullimi vijon pa probleme.
Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me preze.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?