Artan Fuga: Jam kundër mbylljes së TikTok-ut, jo me politika represioni

Propozimet për mbylljen e TikTok-ut dhe Snapchat-it, profesori Artan Fuga nuk i sheh si zgjidhje. ”Përgjigja policeske është e gabuar, e dëmshme. Të shtohen kamerat në korridore, po deshët e në WC-në e shkollave, apo të monitorohet mësimi në klasa, të themi të bëhet një Big Brother, të vihen detektorë metali, të zhduken telefonat nga duart e adoleshentëve. Jo nuk është kjo politika, kjo do ishte politikë represioni”,-thotë Fuga.

Profesor Fuga sheh të nevojshëm krijimin e një institucioni të ri ndëshkues për krimet online. ”Nuk mjafton policia rrugore, as e doganës, as policia e shtetit, as ajo private. Patjetër duhet të ndërtohet policia kibernetike. Kush ka fjalë dhune, akuzon pa të drejtë, shpif ti shkojë nesër policia, jo ta fus në burg, por të ketë gjoba të rënda”.

Po ashtu profesori propozon si domosdoshmëri afrimin e të rinjve me aktivitetet kulturore të detyrueshme që do i largojnë nga dhuna. ”E para njëherë të përdorim botën tonë virtuale mirë ne të rriturit. E dyta të hapim botën tonë kulturore ku të rinjtë të gjejnë akses, në art, sport, poezi, biblioteka. Ne po kërkojmë prej 15 vitesh si departament te Ministria e Arsimit të fus edukimin mediatik në shkolla. Ka të bëjë për të ardhmen e vendit, nuk na dëgjon njeri! Për këtë unë kërkoj kush ka përgjegjësi, të jap dorëheqjen, të ik, të zhduket nga institucionet që ruajnë të mirën publike”.

SHKARKO APP