Artan Gaçi: Kur qeveria “Berisha” raportonte për Sigurinë para Fazlliç

Deputeti i PS-së: Këta po bëjnë teatër me Sigurinë Kombëtare

Deputeti i Partisë Socialiste, Artan Gaçi ka ironizuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë, që është thirrur dje nga presidenti Bujar Nishani.

Në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, deputeti socialist Artan Gaci ka publikuar dy foto nga koha e qeverisë “Berisha”, kur sipas tij, për sigurinë në vend qeveria raportonte tek biznesmeni serbo-boshnjak Damir Fazlliç.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Foto sa për 1000 fjalë! Këta që po bëjnë teatër sot me sigurinë kombëtare duke kërkuar raporte, në kohën e Berishës raportonin për sigurinë e Shqipërisë tek serbo-boshnjaku Damir Fazllic.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mars 2006: Në Këshillin e Sigurisë në kohën e Berishës përpara Damir Fazlliç për sigurinë kombëtare raportonin njëri pas tjetrit ish-Kryeministri Berisha, ish-Ministri i Brendshëm Basha, ish- Ministri i Mbrojtjes, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, ish-Kreu i SHISH dhe kreu i Policisë së Shtetit”- shkruan deputeti socialist Artan Gaçi në reagimin e tij ndaj tryezës së thirrur sot nga Presidenti Nishani.

artan-gaci artan-gaci

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?