Artan Hoxha: Drejt fundit të Regjimit të Rilindjes!
Nga Artan Hoxha –
Regjimi i Rilindjes se Edi Ramës po shkon drejt fundit te vet. Aspak për paradoks-ligësi e hekurt-sa më pranë fundit aq më të qarta tiparet e regjimit, sa më të qarta tiparet e regjimit, aq më pranë fundi i tij.
Arroganca personale e Edi Ramës, u shndërrua gradualisht në arrogancën e sistemit që ai ngriti vetë, tipar që përçohet në tërë ngrehinën, tashmë i gjithëpushtetshëm, në të tre dimensionet e saj.
Arroganca nxit veprimin e dhunshëm e ky shton arrogancën qe inkurajohet nga fitoret afatshkurtra te regjimit, mbështetur abuzivisht ne fuqinë e instrumenteve te dhunës mbi përpjekjet e organizuara a spontane te qytetareve – qytetare te një shoqërie nen ankthin e plotësimit te nevojave baze te përditshmërisë, të çarë e përçarë nga politika e jo vetëm, te centrifuguar nga dëshira deri ne pasion për ikje nga ky vend me çdo mjet e mënyre.
Shembujt e arrogancës se dhunshme e te dhunës arrogante janë te shumte e te përditshëm nen këtë regjim. Ne fjalimin e vet, te veshur me përshpirtje te rreme për vdekjen e djaloshit 25-vjeçar nga një polic gjakatar, Edi Rama mohoi edhe arrogancën edhe dhunën edhe regjimin ndërsa e ngriti lart sistemin e vet, krahasimisht deri ne pakrahasueshmeri me paraardhësit. Si Diktatura e Proletariatit qe na ishte Demokracia e kulluar.
Ai nuk pranoi asesi qe Policia e Rilindur është e korruptuar, e kriminalizuar, e dhunshme. Kërkoi prova ndonëse provat i ka patur e kane qene ne sytë e te gjithëve, me shumice e pakice, kolektive e te individualizuara, qe kur ne krye i vuri Tahirin e Didin e deri se fundmi Lleshin e Veliun.
Zinxhiri i pashkëputur i këtyre provave jepet qartësisht ne medie, ruhet e gjendet ne faqet reale dhe virtuale te tyre. Është shkruajtur, komentuar e diskutuar pafundësisht për to. Shqiptaret e kane te qarte tashme. Te gjithë.
Ndarja mes nesh nuk është me dysh: mbi dijen apo padijen e provave; pranimin apo jo te tyre. Shoqëria është e ndare ne tri pjese per te tjera arsye: me regjimin; komformiste; aktive ete vendosur kundër regjimit. Kështu ka qene e do jete gjithmonë. Nuk është ky problemi i shoqërisë.
Problemi i vërtete është qe shume pak nga këto prova,te qarta, te plota e te lidhura, kane gjetur rrugën drejt sistemit te hetimit dhe dënimit penal, sistem qe u godit qe ne fillim për t’u nënshtruar nga Regjimi i Rilindjes, sistem qe tashme është thjeshte e veç një shtojce instrumentale e regjimit. Për rrjedhoje, për t’i hapur rruge drejtësisë, duhet përmbysur regjimi dhe riinstaluar rendi demokratik e ligjor. Me vote.
Ndaj, ndërsa protestohet e duhet protestuar fort e me fort, s’ka nevoje asfare e s’duhet përdorur kurrfarë force e dhunshme, as minimaliste me thyerje xhamash, djegie kazanësh a rrangalla zyrash politiko-elektoralerilindese siç deri më tani.
Shoqëria e tregoi hapur e qarte – rinia e saj ne radhe te pare – se, duke protestuar spontanisht dhe energjekisht kundër arrogancës se dhunshme dhe dhunës arrogante te Regjimit te Rilindjes, ia ka bere bene e ia ka prere biletën veç vajtje për me 25 prill.
Ndaj del e tepron që e gjithë energjia shoqërore te kanalizohet e përbashkohet drejt asaj date. Në kutinë e votimit e vetëm aty.