Artan Hoxha: Ervis Martinaj ishte komshi me kryeministrin, pati konflikt me Gardën

Artan Hoxha ka folur edhe njëherë për zhdukjen e Ervis Martinajt, duke deklaruar se ai u rrëmbye nga një skuadër e cila mbante veshje të ngjashme me ato të forcave speciale.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tha se Martinaj kishte afrimitet me opozitën dhe Berisha njihte familjen e tij. Ai gjithashtu deklaroi se kryeministrin Rama e ka patur komshi dhe se mes Martinajt dhe Gardës së Republikës ka patur një konflikt pranë vilës së Ramës.

“Martinaj është rrëmbyer nga një grup personash të veshur me uniforma të forcave speciale dhe armatim, automjete të forcave speciale. Prandaj kanë lëvizur lirisht nga vendi ku e kanë marrë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga momenti që ka ndodhur kjo gjë, deri në 24 gusht dhe kam kërkuar përse nuk reagon policia, apo ish kryeministri që ka patur njohje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri Rama e ka patur komshi, ka patur incident Garda me të, që i ka kërkuar të mos kalojë dhe Martinaj është konflikuar me gardën.

Pra nuk kemi të bëjmë me ngjarje të zakonshme.

Ish kryeministri Berisha, që njeh edhe familjen e tij, foli për të ndjerin Martinaj, la të kuptohej se nuk jeton më dhe se ata që e kanë organizuar kanë mbrojtje dhe njohje të pushtetit”, deklaroi ndër të tjera Hoxha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?