Artan Lame: Me ikjen e Ben Blushit, PS humbi termometrin e saj (VIDEO)

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame ishte ftuar sot ne rubrikën ‘Këndi i Ekselencës’ në ‘Vila 24’, ku foli rreth sëmundjes së vështirë që kaloi duke dhëne një mesazh për jetën.

 “Kur e përmend atë që ndodhi nuk e përmend për të treguar se ç’më ndodhi mua, pasi u ndodh shumë njerëzve. E përmend për mësimet që duhet të nxjerrin nga këto gjëra. Për t’i thënë ‘O njerëz thirrni mendjes, jeta është shumë e shkurtër. Të japim secili nga një kontribut minimal, dhe do e shohin se do ndiheni mirë. Heroina e familjes është gruaja, pasi është ajo që ndjek gjithçka. Ajo që ndjek gjithë mbarëvajtjen e familjes.”, theksoi ai.

Duke komentuar largimin e Blushit nga PS, Lame u shpreh se partisë i mungon tashmë një nga etalonet matës të punës së maxhorancës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Çdo largim është gjithmonë një humbje. Unë kam thënë se Blushi ishte një lloj termometri që maste temperaturën e brendshme të partisë së vet. Nga ato zëra që janë jashtë kontrollit, ndonjëherë e teprojnë. Jam unë i pari që e teproj ndonjëherë.”, tha Lame.

Swiss Digital Mobile Reklama

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=HtM45LEFLL0″ width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?