Artan Shkreli: Ndalojeni këtë përçudnim të Kishës së Shën Prokopit! Ndërhyni para se të vonë!
Nga Artan Shkreli-
S P R A P E S I M I I K I S H E S O R T O D O K S E
…
do e konsideroja, nese eshte e vertete se ristrukturimi i kishes te Shen Prokopit, do behet ne nje stil pa lidhje as me projektin origjinal ikonik te ark. Luarasit (senior), e as me traditat shekullore stilistike-ekleziastike te Ballkanit jug-perendimor.
Nuk di nese ka njerez qe kane njohuri arkitekturore ne strukturat e KOASH, sikurse ishte dikur i nderuari at Theologu, por dikush duhet te nderhyje prane hiresise se tij kryepeshkopit Anastas, ne menyre qe autoriteti i tij te ndaloje, sa pa filluar, kete marrezi te panevojeshme.
Ne foto:
1. Kisha e Shen Prokopit projektuar nga arkitekti i shquar S. Luarasi ne gjysmen e pare te shek XX.
2. Propozimi i ri, i falsifikuar dhe i turistifikuar sot.