Arti shqiptar në zi, shuhet ikona e teatrit Edi Luarasi
Arti shqiptar është në zi. Aktorja e njohur dhe ikona Edi Luarasi është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, që nuk arriti ta fitonte.
Ikona e artit shënon dhjetra role në Teatër, dhe është vlerësuar me miliona duartrokitje nga publiku. Luarasi karrierën e nisi që në moshën 16-vjeç, ndërsa në film spikati me rolet: “Vitet e para”, «Gjurmët», dhe «Ngadhnjim mbi vdekjen». Ajo është nderuar me titullin “Artiste e Merituar”.
Lajmin e ka bërë me dije Profesori Përparim Kabo, i cili në një postim që ka bërë në rrjetet sociale shkruan se pushoi zemra e një gruaje fisnike, që i bëri ballë diktaturës.