Artisti i shkruan Ramës: Dorëheqja do ishte suksesi yt më i madh
Tenori Agim Hushi, në një mesazh publik i kërkon Edi Ramës të japë dorheqjen. Duke mos i kursyer lëvdatat për disa arritje të qeverisë, Hushi thotë se dorëheqja e Kryeministrit do ishtë një tjetër sukses i Edi Rama.
Postimi i plotë në Facebook i Agim Hushit:
I dashur Edi Rama
Po ju drejtohem sic do kishit deshire ju tju drejtoheshin te gjithe qytetaret e ketij vendi kryeministrit te tyre!
Ju jeni kryeministri yne dhe kete se luan as topi! Jeni dhe ndryshe nga ce thote opozita keni dhe shume merita e suksese te padiskutueshme ne qeverisje! Por me sukseset e tua do te bashkengjitej edhe dorheqja juaj e parevokueshme! Eshte e tmerrshme mos ta keni kuptuar qe shumica e popullit sju don apo mbase sju kupton!
Mos e mendoni veten vec si objekt te opozites! Te mos ju vije keq dhe mos ju shkoje neper mend se pervec jush ska se kush ti udheheqi shqiptaret! Te jesh i bindur se do gjindet nje njeri me i mire se ju! Sju duan te rinjte, studentet, pensionistet, punetoret, sipermarresit, nenat! Ju akuzojne per vjedhes dhe vazhdoni te ruani me perpjekje poziten e nje te ndershmi te paprovuar nga drejtesia! Si mund ta mbani pushtetin!
Perzute kombin dhe akoma spo bindeni si ikja e popullit eshte nje krim ne duart tuaja! Ju jeni nje kryeminister me disa arritje por jo i mire dhe me i miri! Skeni faj edhe kur agrivoheni se pushtetin e keni fituar me merite dhe rruge demokratike! Por jo si demokrat i vertet! Ju mbani ne kembe nje pushtet totalitare ne thelb me vota 100% moniste! Ikni si zoteri dhe clirojeni popullin tend prej pushtetit monist! Merr me vete se e ke forcen te gjithe zagaret qe mbajne peng demokracine shqiptare! Behu Heroi i Kohes Tone. Behu i rralle! Dhe athere do jesh ne pushtet te vertete, do jeshe heroi yne! Si per fund do tju thoja dicka: Kur flisni nuk gaboni kurre Kur qeverisni jeni e kunderta!
KOHA JONË SONDAZH

