Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 15:35 Nisin tensionet e para në protestë Tensionet e para janë regjistruar gjatë protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Gjatë tubimit, disa protestues u kanë vënë flakën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Artur Zheji: Të isha socialist, do gëzohesha pafund kur Berisha e baltos Bashën kësisoj

Politikë E enjte, 23 Shtator 2021 12:53
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Artur Zheji

Vetëm pak kohë më parë, nuk mund të mendohej kurrë kjo që po ndodh këto kohë, edhe sikur të futeshin në punë fantazistët më të mëdhenj: do të dukej surreale! Dhe do të dukej, krejt sajesë pa kripë, që “Babai” politik i Lulëzim Bashës, mentori dhe “protektori” i tij numër një, të shndërohet sot, në akuzonjësin më të madh, në akuzuzuesin më gojëprishur dhe më gojërëndë të Lulzim Bashës.

Gjykuar vetëm nga fillimet e Berishës kundër Bashës, gojërëndësia dhe gojëprishësia nga ana e Doktorit, do vijë gjithmonë e më në rritje. Ashtu si është rëndom në stilin e tij, ai, pritet të akuzojë Bashën në çdo detaj të jetës së tij. Kështu si ka filluar, do të shajë e do ta denigrojë, dhe do të përgojojë pa asnjë kufizim, edhe më rëndë se sa vetë Ramën. Me fjalorin pikant, agresiv dhe destruktiv, tipik berishist. Me siguri Doktori, për ti bërë sa më interesante, dhe sa më spektakolare “foltoret”(në të vërtetë e ka gjetur bukur këtë emërtim!), do shkojë thellë e më thellë, larg e më larg…

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Aq sa shpesh më shkon në mendje: “mos vallë është edhe poliagjent ky Lulzim Basha?!”
Ndërkohë që, në rradhët e para të këtij spektakli aq sa tragjik, po aq edhe komik, qëndrojnë socialistët gazmorë dhe patronazhistët e vëmendshëm, ministreshat apo bejlereshat, drejtorët milionerë të Shqipërisë së re, specialistët e rrugëve dhe të asfalteve, që fërkojnë duart të gëzuar, të harbuar dhe çakërqejf! Ata sigurisht mezi presin, që edhe Basha të “zbresë në fushën e betejës” verbale dhe ta ndezi edhe më shumë Berishën dhe spektakli të arrijë majat. Mirëpo Basha, ka zgjedhur vetëpërmbajtjen dhe deri tani ja ka dalë të mos jetë pjesë e spektaklit, duke e lënë Berishën krejt vetëm dhe pa as më të voglën replikë direkte.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërkohë që “fabula e Doktorit”me argumenta konspiracioni (marrëveshje e fshehtë Soros-Rama-Basha) dhe me një thikë që ngulet pas shpine, duket se po konsumohet me shpejtësi, dhe po bie në përsëritje. Sepse është e madhe ngarkesa e tij emocionale, shpërthyese dhe pa vetëpërmbajtje. Me agresivitetin e tij të njohur, Doktori, duket se i shkoi deri në fund mllefit të tij të papërmbajtshëm anti-Basha. Dhe me një shpejtësi po aq të madhe, duket se po i shterron qypat e vrerit, duke u bërë i parashikueshëm, në shpalljen befas: të “armikut shumëplanësh Lulzim Basha!”.
Po Basha? Çfarë duhet të bëjë ai?

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

12 Nëntor 2026, 13:03
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

12 Nëntor 2026, 13:02

Sigurisht bëri mirë që e ndërpreu “heshtjen” për këtë temë. Por ndoshta duhet të flasë më shumë dhe më qartë. Ndoshta të mbrohet duke mos e sulmuar “babën idhnak”. Gjithashtu Basha, duhet politikisht të ndihmojë më shumë shqiptarët që të kuptojnë më mirë dhe më qartë “rolin e aleatit amerikan” në këtë krizë.
Duke dekodifikuar sa më shumë të jetë e mundur komunikimin me opinionin publik, në lidhje me amerikanët. Duke kaluar pra, nga gjuha e koduar, në një gjuhë më dyst taban…/ 360grade.al

Etiketat e lidhura

Artur Zheji
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Nisin tensionet e para në protestë
Para 13 minutash

Nisin tensionet e para në protestë

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit
Para 31 minutash

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belinda Ballukut
Para 42 minutash

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belinda Ballukut

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin
Para 43 minutash

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 15 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 18 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 19 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.