Arvizu: Enver Hoxha monstër
Ndërsa në lidhje me bojkotin e opozitë ambasadori Arvizu ka deklaruar se denoncimet e opozitës janë të ekzagjeruara dhe kjo dëmton kredibilitetin e opozitës, dhe për këtë ata duhet të jenë në kuvend.
“Mendoj se ky është një ekzagjerim. Nëse mund të thoja që këshilla ime për opozitën është që qeveria po bën dhe në mënyrë legjitime mund të kritikohet, por duhet bërë një dallim mes vizionit tuaj dhe alternativës tuaj. Denoncimi në mënyrë konstante, shumë prej tyre të ekzagjeruara dëmtojnë kredibilitetin e opoozitës dhe ky bojkot ka qenë dëmtues. SHBA dhe miq të PD i kanë nxituar ata të kthehen në kuvend dhe zëri i tyre të dëgjohet. Ka pasur lëvizje dhe pritet në javët e ardhshme. Pd ka një rol të rëndësishëm për ta përmbushur në këtë vend. Mirëpresim të kthehen më të forte
Pjesë nga intervista
Fotoja e Enver Hoxhës në festimet për Çlirimin
“Po ndiqja ceremoninë dhe po e shihja në televizor dhe pashë gjithë kabinetin, kryetarin e kuvendit, personat qe mbanin foto të Enver Hoxhës, dhe thashe se kjo është një qeveri që ka punuar kaq fort dhe ka bërë një punë shumë të mirë përsa i përket projektimit të një imazhi pro eruopian për statusin në BE dhe arriti që të ishtë vizita e Papës dhe fjalët në fakt ishin të miat. Stafi ime më tha që kjo fjala e fundit “një fyerje për shqiptarët është e forte” dhe unë thashë që ashtu dua që të jetë e fortë.
Kjo është një deklaratë serioze. Kjo është e rëndësishme që SHBA të mbajë një qëndrim të qartë për një çështje të tillë. Ky ka qenë një monstër që ka sjellë vuajtje. Nuk ka asgjë për ta glorifikuar, dhe shumë prej sfidave janë trashëgimi e Enver Hoxhës, kjo quhet “Enverizëm”, këtë e shohim edhe të të majtët por edhe të të djathtët.
Është e vështirë që të mund të vlerësosh se cilat janë motivimet, unë thjesht nuk e di, por SHBA kanë besim te kjo qeveri, edhe qeveria e mëparshme që nuk kanë asnjë marrëdhënie me Hoxhën dhe trashëgimin që ai përfaqëson. Por disa prej këtyre pleqëve shfaqen sërish, por nuk është shqetësimi i personave 80 vjeç, por janë të rinjtë. Më kujtohet imazhi i atyre fëmijëve me grushtin dhe kjo është vërtet një fyerje.”
Vizita e kryeministrit Ramës në Serbi
Ilva Tare: Mendoni se kanë ndryshuar marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë pas kësaj vizite?
Aleksandër Arvizu: Po mendoj që ka ndodhur. Nuk ka një zëvendësues për kontaktet të drejpërdrejta sepse ka kohë kur janë të rëndësishëm ndërmjetësit ka periudha kur mund të zhvillon konferenca, por nuk ka një zëvendësim përsa i përket udhëheqësit e dy vendeve të ulen dhe të bisedojnë mbi cështje që nuk kanë përfunduar, dhe këtë gjë kanë bërë. 68 vite është një peridhë shumë e gjatë, që dy vende që janë të rëndësishme të rajonit, për këtë ka qenë një zhvillim pozitiv dhe sikurse tha dhe zëvëndësi i DASH është hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe është e rëndësishme që mund të ndërtohet mbi këtë hap të rëndësishëm, dhe disa prej marrëvëshjebve që janë nënshkruar për të realizuar disa rezultate reale dhe shpresojmë që Vuçiç ta vizitojë Shqipërinë.
Vlerësimi për qeverinë, Arvizu: Rama drejt perëndimit, por ka shumë për të bërë
“Në 23 qershor të 2013 votuesit votuan në masë për ndryshimin dhe pritjet në mënyrë të kuptueshëm ishin dhe mbeten të larta. Kjo qeveri duket se ka qenë në detyrë prej shumë kohësh, por nuk janë as në gjysmën mandatin e tyre. Ka kaluar më shumë se një vit dhe mendoj se duhet të jepen disa vlerësime paraprake.
Politika e jashtem ka një notë shumë të lartë,Bushati , Kodheli dhe të tjerë kanë treguar se kryeministri ka një drejtim të qartë dhe është në marshim drejt perëndimit dhe kjo është siguruese për partnerët. Ai ka treguar se ka qenë i hapur nga qeverite perëndimore, institucionet dhe për poltikën e jashteme marrin nota të larta.
Në zona të tilla si shteti ligjor ndërtimet pa leje dhe veprimet e policisë, arsimi, reforma në shndetësi, pritjet e njërëzve janë të larta dhe është e vështirë kur kushtet ekonomike nuk janë të mira. Ka disa shenja për lëvizje pozitive por ka shumë për të bërë. Ekonomia është e lëkundur.”
Bojkoti dhe protesta e Opozitës
Ilva Tare: Pjesa më e madhe e vendimeve të qeverisë janë kritikuar nga opozita për tejkalim ligji dhe mbjellje terrori ndaj qytetarëve madje për këtë është thirrur edhe një protestë nga opozita. Ju si i vlerësoni këto qëndrime?
Aleksandër Arvizu: Mendoj se ky është një ekzagjerim. Nëse mund të thoja që këshilla ime për opozitën është që qeveria po bën dhe në mënyrë legjitime mund të kritikoheshe në disa raste, por duhet bërë një dallim mes vizionit tuaj dhe alternativës tuaj. Mendoj se denoncimi në mënyrë konstante, shumë prej tyre të ekzagjeruara dëmtojnë kredibilitetin e opoozitës dhe ky bojkot ka qenë dëmtues. Shba dhe miq të pd i kanë nxituar ata të kthehen në kuvend dhe zëri i tyre të dëgjohet. Ka pasur lëvizje dhe pritet në javët e ardhshme. PD ka një rol të rëndësishëm për ta përmbushur në këtë vend. Mirëpresim të kthehen më të forte.
Ilva Tare: Opozita ka kërkuar mundësinë me mazhorancën për t’u kthyer në parlament, po kërkon një garanci nga ndërkombëtarët që kërkesat e saj të plotësohen, që nga dënimi i dhunës, kriminalitetit. Besoj i keni parë planet kur deputeti i PD është goditur?
Aleksandër Arvziu: Në fakt nuk më ka pëlqyer kur socialistët kanë qenë në opozitë kanë folur për garantues ndërkombëtarë dhe nuk jam veçanërisht person që e pëlqej këtë gjë kur flasin për garanci ndërkombëtarë. Por do të thoja se bashkësitë ndërkombëtare i intereson populli i këtij vendi, dhe ata do të angazhohen dhe për këtë arsye jo vetëm SHBA, por edhe disa vende të tjera kanë qenë shumë bujare me burimet e tyre që mund të përdoreshin gjetkë. Por njerëzit e kuptojnë se zhvillimi demorkatik i Shqipërisë është i rëndësishëm për stabilitetin kombëtar dhe për mirëqenien e njerëzve. Kjo qeveri po bën një punë të mirë për të përfshirë opozitën, dhe këtu cilësoj kreun e kuvendit Meta që ka bërë një punë në ndryshimin e tonit brenda parlamentit. Ka një dialog më qytetar në parlament, vçanërisht për reformën territoriale, ka disa çështje që mendoj se ka bërë një përpjekje të sinqertë në mënyrë që të shkonte dhe të prekte opozitën, edhe kryeministri gjithashtu. Toni i përgjithshëm nuk është i keq, por sikur të gjithë e dimë sa herë dërgon mesazhe përmes medias apo përmes megafonit, këtë gjë nuk do ta bëj që pjesa tjetër të bindet që ju jeni i sinqertë dhe kjo gjë duhet të ndodhë përmes darkave të qarta, në kafe, jo të Rogneri ku të shikojnë të gjithë, por në shtëpi private ose në vende ku zhvillohet politika e vërtetë dhe do të doja të shikojë që mazhoranca të ishte pak më active, kur bëhet fjalë për të prekur opozitën.
KOHA JONË SONDAZH

