Arvizu: Mos hiqni dorë, situata nuk është e pashpresë

“Roli i rinisë në zhvillimin e vendit dhe në nxitjen e reformave”. Universiteti Europian i Tiranës hap siparin e aktiviteteve nën logon “Forumet UET” me dy ambasadorët amerikanë, Donald Lu dhe Alexander A. Arvizu

Duhet shpresë dhe reagim. Ishte kjo kryefjala e dy ambasadorëve amerikanë, ish-ambasadori, Alexander A. Arvizu dhe ai në detyrë, Donald Lu, gjatë bisedës së sotshme me studentë e pedagogë të Universitetit Europian të Tiranës.

Me këtë bisedë të hapur mbi reformat, politikën dhe rolin e rinisë në zhvillimin e vendit, UET hapi siparin e “Forumeve UET”, një organizim i ri që do të sjellë në auditorin Aula Magna çdo të martë një cikël debatesh me aktorë të ndryshëm të shoqërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arvizu: Demokracinë e bëni ju, jo politikanët

Swiss Digital Mobile Reklama

Ish.ambasadori Arvizu sapo ka marrë një detyrë që e lidh sërish me Shqipërinë. Ai po punon për Departamentin e ndihmës i Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Trafikut Ndërkombëtar të Narkotikëve dhe Sundimit të Ligjit. Në fjalën e tij ai u fokusua tek rinia dhe fuqia që ka ajo për të shtyrë dhe nxitur reformat e ndryshimet e mëdha për vendin. Nga ana tjetër ai theksoi se problemi që ka Shqipëria është politikanët e saj që nuk ecin me të njëjtin hap dhe nuk kanë të njëjtin pasion për ndryshimin e vendit siç e kanë qytetarët shqiptarë.

“Një pikë e fortë e shqiptarëve është rinia dhe kur fola me ambasadorin Lu, kuptova se binim dakort për shumë gjëra. Një ndër to është rëndësia e gjeneratës së të rinjve. Kur isha këtu kishte disa momente tepër të vështira dhe ju gjithmonë kërkonit për shenja progresi, që gjërat po ndryshonin për më mirë. Disa ditë ishin më të mira se të tjerat. Por sa herë që kisha nevojë për një kënaqësi emocionale gjithmonë takoja të rinjtë, qofshin ata në Tiranë, në Shkodër, Korçë, Elbasan, kudo sepse gjithmonë kam parë në sytë dhe fytyrat e të rinjve si ju shpresën për të ardhmen.

Ne kemi një kohë tepër të limituar këtu dhe prandaj duhet të theksoj rëndësinë ë të paturit shpresë, pasion dhe detyrime. Kanë kaluar 25 vite nga komunizmi këtu në Shqipëri. Unë isha i pranishëm në 20 vjetorin dhe për të qenë i sinqertë, në këtë momënt të historisë, 25 vite është një periudhë tepër e shkurtër kohore. Mendoj se mund të themi se krahasuar me 25 vite më parë, janë të paimagjinueshme ndryshimet dhe ne e dimë këtë. Duke qënë një mik i juaji do të dëshiroja të isha totalisht i sinqertë me ju, Shqipëria duhej të ishte shumë më përpara seç është tani.

Duhet të ishte më përpara për shkak të njerëzvë si ju dhe njerëvze në Shqipëri të cilët janë shumë punëtor, inteligjentë, patriotë dhe kaq të dashur me familjen dhe miqtë. Ka kaq shumë shqiptarë të cilët duan të ndërtojnë një Shqipëri më të mirë dhe më të fortë, e po shumë shqiptarë që gjithmonë më thonin që janë të pashpresë dhe nuk ia dalin dot.

Kjo është totalisht e pakuptimtë. Të gjithë e dimë që është e vështirë, nuk është aspak e thjeshtë, do të duhet kohë për të luftuar ndaj korrupsionit, për më shumë transparencë, më shumë përgjegjësi nga ana e liderëve tuaj politik, kjo do kohë sepse është një proces që ndiqet.

Por rëndësia e demokracisë, suksesi i saj varet nga angazhimi i njerëzve, sepse fjala që shkon me demokracinë është demokracia pjesëmarrëse. Qoftë në Amerikë apo në Shqipërinë, ju njerëzit jeni demokracia, nuk janë liderët, nuk janë politikanët, nuk janë biznesmenët e as media, ata kanë thjesht një rol, por jeni ju ata që kanë çelësin. Së fundmi me faktin që thoni se jeni të pashpresë.

Në punën time kam përgjegjësi botërore, flasim për korrupsionin, ligjin në vende si Pakistani, Nigeria në Lindjen e mesme, Afrikë, Egjipt, unë vetë sapo jam kthyer nga Maroku. Çdo shtet, çdo vend ka sfida të vështira, ka njerëz në Nigeri dhe Egjipt të cilët thonë të njëjtën gjë, situata në vendin tonë, është e pashpresë. Unë ju them atyre të njëjtën gjë si ju, nuk është e pashpresë, për sa kohë që ju nuk hiqni dorë nga të shpresuarit.

Ka disa gjëra mbi të cilat ne, Departamenti i Shteteve të Bashkuara, mund të ofrojmë ndihmesën tonë për sa kohë ka formula tepër të vlefshme për të luftuar korrupsionin dhe shumë të tjera të cilat janë pjesë e reformës tradicionale, si trasparenca, përgjegjësia. Për nga ana teknike, ne mund të ndihmojmë, fqinjët tuaj në Europë gjithashtu, por duhet të jeni ju ata që do të shtyni pjesën tjetër të shoqërisë shqiptare që të bëhen pjesë e reformës. Ju mund ta bëni por duhet angazhim dhe pasion, mos i humbni shpresat, të gjithë janë mbështetur tek ju”. MAPO

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?