Arvizu: Nder dhe një privilegj që të shërbeja si Ambasadori i SHBA në Shqipëri

Në përfundim të misionit të tij në Tiranë, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu shpreh mirënjohje për ngrohtësinë, bujarinë dhe mikpritjen e shqiptarëve. Në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në “Facebook”, ambasadori Arvizu thekson: “Të dashur miqtë e mi shqiptarë, Ka qenë një nder dhe një privilegj që të shërbeja si Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri për katër vitet e fundit. Edhe pse koha ka kaluar sa hap e mbyll sytë, kujtimet e mia të vyera do të zgjasin përherë. Unë do të jem gjithnjë thellësisht mirënjohës për ngrohtësinë, bujarinë dhe mikpritjen tuaj. Urimet dhe respektin tim më të madh për të gjithë ju, AAA”

Departamenti Amerikan i Shtetit e emëroi Aleksandër Arvizu si ambasador në Tiranë, në korrik të vitit 2010. Diplomati nga Uashingtoni e nisi zyrtarisht detyrën në fund të muajit dhjetor, kur paraqiti edhe letrat kredenciale te Presidenti Bamir Topi. Ai u vendos menjëherë në qendër të vëmendjes. Në zgjedhjet e 8 majit, ambasadori amerikan do të mbahet mend për gjestin e tij kur së bashku me Ettore Sequi të Komisionit Europian përveshën mëngët dhe u ulën në radhën e vëzhguesve në shkollën “Vasil Shanto”, kur po numëroheshin votat e Njësisë Bashkiake Nr. 5 për Bashkinë e Tiranës

SHKARKO APP