Arvizu: Reforma në drejtësi gjithëpërfshirëse, opozita të mbajë nën kontroll retorikat
“Për Shtetet e Bashkuar reforma gjyqesore në Shqipëri mbetet përparesia më e lartë. Reforma gjyqesorë duket të jetë tëresore, gjithëpërfshirese. Forumi i sotëm është pjesë e takimit të 6 tetorit. Reforma gjyqësorë është vetëm njëra prej kërkesave për performacë dhe anëtarësimin e Shqiperise në BE”, tha Arvizu.
Ambasadori i SHBA u shpreh se “Le të ndalojmë për një çast dhe të mendojmë; reforma është një çështje më e thellë dhe jo një parakusht. Ka një konsensus thelbësor që Shqipëria të ndryshojë drejtimin dhe të ndahet nga e trashëguara dhe më e rëndësishmja eshte qe të bëhet ajo çka është me rëndësi për demokracinë. Me anë të kësaj reforme, është koha të ndërtojmë atë besim gjithëpërfshirës dhe jopolitik. Është e rëndësishme që mazhoranca të vendose tonin e duhur për gjthëpërfshirje, duke iu qasur opozitës, me propozime të sinqerta”.
“Në këtë refomë duhet të përfshihen të gjithë aktorët, duke përfshirë opozitën në mënyrë të sinqertë. Gjithashtu, i takon opozitës të ndajë një përspektive të shëndetshme, të mbajë në kontroll retorikat dhe të jetë më kontrolluese. Ne nxisim qeverinë që të bashkëpunojë më Bashkimin Evropian në mënyrë që të ndiqet udhërrëfyesi dhe në i japim mbështetje këtij procesi”, theksoi ai.
Arvizu u shpreh se “procesi nuk duhet të politizohet, por të jetë konseguent në përputhje me nevojat e qytetareve shqiptarë. SHBA dhe komuniteti ndërkombetar po qëndronjë me ju dhe përkrah jush në përpjekjet për të ndërtuar shtetin ligjor në Shqipëri, ndaj kerkojme që të gjithë aktoret shqiptarë të angazhohen në reformën në drejtësi”