Asambleja e PS – Këshilla e Arta Dades: Kryetarët e rinj të partisë mos bëhen servilë
Deputetja e PS, Arta Dade kishte në Asamblenë e PS këshilloi kryetarët e rinj të partisë që mos bëhen servilë. Duke iu referuar PS së Kolonjës, Dade tha se nuk është e vërtetë që puna e partisë është fiktive.
Dade: Për fat të keq i është bërë jehonë dhe nuk e meriton partia e Kolonjës dhe asnjë organizatë tjetër, por po flas për Kolonjën që të bëhej shembull që ka fektivitet në punën e partisë. Uroj që të jetë një keqinterpretim. Kam një këshillë për kryetarët e rinj të partisë që të mos bëjnë servilin dhe pa verifikuar informacionin të jenë të gatshëm që të mos përsërisin ato gabime dhe nuk ka gje për ta keq interpretuar sepse dihet që në organizatat tona ka dhe bari që në kohën kur bëhet mbledhja e organizatës janë duke kullotur delet. Ata sigurisht ndonjëherë i duhet të flasin edhe me delet por delet nuk kuptojnë dhe nuk marrin vesh. Ka studentë që jënë në Tiranë dhe nuk mund të vijnë dot në mbledhjen e organizatës dhe nuk mund ti çregjistrojmë ata. Në zonat kufitare ka emigrant që shkojnë për të mbledhur mandarina në rastin konkret dhe nuk mund të vesh gishtin që këtu ka fiktivitet. Do këshilloja që të merreshim me ato organizata ku rezultatet janë më të dobëta dhe këtë e them për të patur kujdes në mënyrë që me njerëzit që punoj cdo ditë dhe fitojnë cdo herë që ka zgjedhje, zgjedhjet duhet të bëjmë të kundërtën ti marrim si shembuj edhe të sakrificës, edhe të heqjes dorë të interesave vetiake.
Dade tha se fitorja në Dibër dhe Kolonjë janë parathënie për fitoren e ardhshme. Ajo nuk harroi pa falenderuar edhe LSI, e cila ka ndihmuar në fitore.
Dade: Dibra dhëe Kolonja janë parathënie e fitores së ardhshme. Por që ti fitojmë duhet të konsolidojmë partinë, strukturat dhe koalicionin dhe duha të falenderoj atë pjesë të LSI që është pjesë integrale e koalicioni që bëshkë me socialistët punuan në terren
Nga ana tjetër Dede denoncoi deklaratat e Bashës se zgjedhjet në Kolonjë u manipuluan.
Dade: Dua të denoncoj dhe të rrefuzoj të merrem me deklarimet e Bashës që përmendi dhe bashkinë e Kolonjës për zgjedhje të manipuluara. Ne na u desh të përballemi me praktike që vetë praktika e PS i ka lënë pas, por me pjekurinë që na karakterizon nuk donim ti baltosnim zgjedhjet. Është e para qeveri që ka vëmendje për Kolonjën. Aty nuk janë bërë mrekullira, por ato premtime që u thanë janë bërë, do ti lutesha Damianit që ka bërë një premtim, deri në zgjedhjet e ardhshme duhet ta bëjë.