Asambleja e PS-së/Bushati batutë me Ruçin
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, në fjalën e mbajtur gjatë Asamblesë, foli për objektivat e kësaj ministrie në 100 ditët e para të qeverisjes Rama 2, dhe në fund bëri dhe një batutë me Ruçin.
Ky i fundit që me marrjen e postit si Kryetar Kuvendi ka treguar se është shumë strikt, sidomos për sa i përket minutazhit në foltoren e Kuvendit.
“Shpresoj të kem mbaruar brenda 3 minutave”, tha Bushati duke ju drejtuar Ruçit, i cili ashtu serioz i tha “Faleminderit”.