Asambleja Kombëtare në Durrës, Rama: 29 mijë e 225 anëtarësime të reja në parti! Objektivi 50 mijë deri në Kongresin e qershorit
Edi Rama tha sot në Asamblenë e PS: Sot në regjistrin dixhaital të anëtarësisë socialiste ka 29225 anëtarësime të reja, ju ftoj të mikpresim me duartrokitje të veçantë të gjithë anëtaret dhe anëtaret e reja socialiste. Është domethënëse për të gjithë për të parë në pasqyrën e re të anëtarësisë së çdo qarku, potencialin e madh të rritjes sonë politike, shtrirjes së saj në çdo lagje, në vendbanim, nga qendra në skajet e çdo bashkie, dhe thellimin e influencës se saj ne zemrat dhe mendjen e shqiptareve. Të vendosim sot dy objektiva të reja, 50 mijë anëtarë të rinj deri në kongresin e qershorit të këtij viti. Të gjithë e keni parë se sa shumë gatishmëri dhe me sa shumë lehtësi janë tejkaluar objektivat, vetëm për një arsye të thjeshtë, sepse nuk kemi pritur që njerëzit të vijnë tek ne po kemi shkuar ne tek ata.
Rishikimi i përbërjes së çdo organizate të PS-së me qellim organizmin, burra e gra, djem e vajza, dhe profilet përfaqësuese sociale në zonat përkatëse. Sa më e përfaqësuar të jetë zonat në përbërjen e organizatës, do jetë me e fortë lidhja e PS. Le të mos e humbasim asnjë çast nga vëmendja, që ndërkohë që sot ne jemi oferta më e mirë, përmirësimi i ofertës sonë për vendin do jetë ambicia jonë. Ne s’jemi në këtë hapësirë për të marrë më shumë vota se të tjerët, por për të marrë më shumë përgjgjesi për Shqipërinë. Na duhet çdo hap një PS e forte dhe e gjithëpërfshirëse. Më e moshuar me eksperience me e rinuar me gjak të ri. Ne kemi kaluar përmes maktheve të tërmetit dhe luftës në Ukrainës, inflacioni në krejt Evropën, pa harruar stresin e përditshëm, por ia kemi dalë jo vetëm që kemi mbijetuar. Kemi hapur sot për Shqipërinë një portë të re e cila do çlirojë një hov të ri për kombin tonë për t’u ngjitu më tutje. Si një vend krenarie për çdo shqiptar në Mesdheun e bukur dhe të gatshëm për t’u bërë anëtar BE-së.