Asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive, Balluku: Avokatët dhe noterët që kërkojnë pagesë shkelin ligjin

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilloi një vizitë në bashkinë e Lushnjës për të ndjekur nga afër funksionimin e sporteleve të asistencës për qytetarët që hasin vështirësi në përdorimin e platformës digjitale e-Albania.

E shoqëruar nga kryetarja e bashkisë, Eriselda Sefa, ministrja Balluku theksoi se qeveria ka nisur një inspektim të gjerë në të gjitha bashkitë për të garantuar mbështetje për qytetarët që nuk kanë akses në pajisje elektronike apo nuk dinë të përdorin platformën. “Shërbimi është plotësisht falas dhe duhet të ofrohet nga çdo bashki, në mënyrë që askush të mos detyrohet të paguajë për një ndihmë që i takon me ligj”, u shpreh ajo.

Balluku denoncoi gjithashtu praktikat abuzive që janë shfaqur në disa zyre avokatie dhe noterie, të cilat sipas saj ofrojnë me pagesë ndihmë për aplikime në e-Albania. “Ky është një shkelje e hapur e ligjit. Ministria e Drejtësisë ka marrë masa për të ndaluar këto abuzime dhe për të vendosur rregull”, deklaroi Balluku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për të moshuarit dhe qytetarët që nuk zotërojnë pajisje elektronike, ministrja kërkoi angazhimin e administratës vendore në çdo njësi administrative për të garantuar akses të barabartë në shërbimet digjitale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana e saj, kryebashkiakja Eriselda Sefa bëri të ditur se në ambientet e bashkisë është vendosur njoftimi për shërbimin e ofruar, në mënyrë që çdo qytetar të jetë i informuar se mund të marrë ndihmë për përdorimin e e-Albania direkt pranë sporteleve të bashkisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?