Asnjë votë kundër, Këshilli Kombëtar i PD miraton komisionin dhe zgjedhjet e 13 qershorit

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike miratoi në mbrëmje vendimin e Kryesisë për zgjedhjet e brenda partisë.

Këshilli ka miratuar pa asnjë votë kundër përbërjen e komisionit të zgjedhjeve për kryetarin e PD më 13 qershor.

238 anëtarët e Këshillit Kombëtar kanë votuar pro propozimit për zhvillimin e zgjedhjeve dhe garës për kryetar brenda PD.

Në mbledhjen e Këshillit ka pasur debate lidhur me rezultatin e 25 prillit. Ish-presidenti Bujar Nishani, në cilësinë e kreut të Këshillit Kombëtar ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të Luzlim Bashës.

Ndërsa Basha ka deklaruar se nëse anëtarët e Këshillit Kombëtar mendojnë se zgjedhjet e 25 prillit ishin të rregullta dhe nuk u vodhën nga qeveria, ai jep dorëheqjen.

https://arkiva.kohajone.com/pd-shkon-ne-zgjedhje-me-13-qershor-votohet-per-kryetarin/

SHKARKO APP