Astrit Dobrushi dhe Granit Gjana, dy emrat e mundshëm për kryebashkiak. Njëri do zgjidhet nga Rama
Safet Gjici iku. Tani duhen zgjedhje të reja në bashkinë Kukës. Po cilët do të jenë emrat e rinj të PS-së që do të garojnë për bashkinë e Kukësit? Sipas Report Tv janë 4 figura që e kanë kaluar filtrin e parë të vlerësimit pozitiv në selinë rozë.
Ali Hallaçi, aktualisht mban postin e prefektit të Kukësit, kandidat që përflitet brenda kampit socialist dhe strukturave vendore në zonë, për të garuar në zgjedhjet e ardhshme vendore. Hallaçi ka qenë myfti i Kukësit në vitet 2001-2010, ndërsa nga maji i vitit 2022 mban postin e prefektit.
Të njëjtat burime bëjnë me dije gjithashtu se në sitën e socialistëve do të kalojnë edhe 3 emra të tjerë. Granit Gjana, drejtuesi aktual i bashkisë, i emëruar nga Këshilli Bashkiak pasi mbante postin e nënkryetarit deri në momentin e shkarkimit të Safet Gjicit. Gjana është gjithashtu një ndër preferencat kryesore të Socialistëve.
Dy kandidatët e tjerë të mundshëm që përfliten janë, Astrit Dobrushi anëtarë i këshillit bashkiak Kukës, biznesmen, si dhe Albert Halilaj, ish-drejtor i drejtorisë së tatimeve në Kukës.
KOHA JONË SONDAZH

