Astrit Patozi: PD nuk mund tu përgjigjet bandave të qeverisë me banda
Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, në mbledhjet e sotme të grupit parlamentar ka deklaruar se PD-ja duhet të ketë një strategji të qartë për zgjedhjet e vitit 2017. Portali Citynews, ka publikuar fjalën e plotë të deputetit Patozi, i cili shprehet se analiza humbjes duhet bërë në strukturat lokale në Dibër, ndërsa grupi parlamentar ka detyrë të jap mesazhin për zgjedhjet e ardhme të përgjithshme.
Patozi ka komentuar dhe idenë që qarkullon në PD se përballë bandave që mazhoranca përdori në Dibër, opozita duhet të organizohet në të njëjtën mënyrë. Deputeti i PD-së thotë se PD është një parti vlerash dhe nuk mund t’i kthejë betejat politike në një ‘çështje horrash”.
“Po dëgjoj këtu për skenarët e daljes nga kriza, që janë qeveria teknike apo përgjigja në te njëjtën monedhë, pra bandave me banda. I përjashtoj të dyja. Të parën nuk e arrijmë dot. Të dytën nuk duhet ta çojmë ndërmend. Nuk duhet të na shkoj në mend këtë se jemi parti vlerash. Por edhe sikur të braktisnim parimet tona dhe ta provonim do të humbnim shumë keq se luajmë ne terrenin e tyre, pas kesaj publiku do thotë se është ceshtje horrash, që u ndeshën mes tyre. Dhe ne nuk na takon ta bëjmë këtë gjëme, sepse të paktën të ruajmë kauzën”, është shprehur Patozi.
Në këtë sitatë, Patozi propozon se PD duhet të promovojë “njerëzit e sprovuar, që nuk janë banditë, por nga ana tjetër nuk frikësohen e rrugë nuk hapin”.
Fjala e z. Patozi, sot në mbledhjen e grupit të PD:
“Jemi trupa më e larte politike e PD dhe nuk mund të mbetemi peng i Dibrës, analizën e detajuar c’ndodhi atje duhet ta bëjë dega lokale, ajo që ne do bejmë është të marrim një sinjal dhe të japim një mesazh për zgjedhjet e vitit 2017 dhe asgjë tjetër.
Nuk e sollën vetëm problemet tona të brendshme, të cilat qendrojne sic e theksuan shumë nga kolegët, humbjen e thellë në Dibër. Edhe mund të fitonim dhe do të brohorisnim një muaj, por pas 10 muajsh do na ndodhte në zgjedhjet e përgjithshme, ndaj më mirë që i humbem se pamë skemen e tyre.
Të mos harrojmë që ne e mundem PS në Mokër në 2006, ndaj edhe të mos e konsiderojmë gjëmë. Nga ana tjetër, unë nuk mendoj se duhet ta ngrinim stekën deri aty në Diber, që ta trajtonim si cështje kombëtare. Por ky gabim u bë tani.
Po dëgjoj këtu për skenarët e daljes nga kriza, që jane qeveria teknike apo pergjigja në te njëjtën monedhë, pra bandave me banda. I përjashtoj të dyja. Të parën nuk e arrijmë dot. Të dytën nuk duhet ta çojmë ndërmend. Nuk duhet të na shkoj në mend këte se jemi parti vlerash. Por edhe sikur të braktisnim parimet tona dhe ta provonim do të humbnim shumë keq se luajmë ne terrenin e tyre, pas kesaj publiku do thotë se është ceshtje horrash, që u ndeshën mes tyre. Dhe ne nuk na takon ta bëjme këtë gjëme, sepse të pakten të ruajmë kauzën.
Ne jemi të vonuar tek reforma zgjedhore, kemi humbur kohë duke u zvarritur me reformën në drejtësi e ceshtje të tjera, ndërkohë që kjo duhet të ishte fokusi ynë kryesor. Problemet që nxirren në Dibër mund të shërbejnë që të riparojmë dicka deri pas një viti.
Ne duhet të ushtrojmë force dhe presion të përditshëm për Kodin e ri Zgjedhor dhe për një minimum garancish për zgjedhje normale.
Së dyti nuk gjykoj se strukturat do na e zgjidhin hallin e madh. Ato janë problem, dhe duhen riparuar, por kryesorja është fryma. Duhet të merremi me mesazhin e madh politik. Bandat janë në qarkullim, mafia është e forte, por do jetë e shpërndarë në gjithë vendin dhe do ta ketë shumë të vështirë të na munde. Nuk e ben dot në Tirane, Durrës, Shkodër, Vlorë, apo gjetkë atë që bëri në malësinë e Dibrës.
Duhet të promovojmë njerëzit e sprovuar, që nuk janë banditë, por nga ana tjetër nuk frikësohen e rrugë nuk hapin. Ambiguiteti me aleancat zgjedhore, po na dëmton rëndë. Po lamë vend për dyshim, se jemi të te gatshëm të bëjmë krushqi me këdo, japin mesazhin se janë të gjithë njëlloj, atëherë njerëzit e kanë kollaj se rrine me qeverinë. Se nuk kanë pse rrezikojnë. Por qytetarët mund ti marrim me një frymë shprese.
Ne nuk kemi detyre të bëjmë mrekullinë për fitore plebishitare. Misioni ynë është të dalim parti e parë. Po e arritëm këte, kurrë mos e bëfshim qeverinë, e kemi kryer detyrimin tonë. PD është si Bayerni, po doli e dyta konsiderohet humbje”.
KOHA JONË SONDAZH

