Atentat me tritol në Unazë të Re! Shpërthen makina në lëvizje, plagoset shoferi dhe pasagjeri
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë.
Policia bën të ditur se një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një mjet në lëvizje, në zonën e Unazës së Re, afër rrethit të Selitës.
Policia njofton se lënda plasëse ka shpërthyer në një mjet në lëvizje i cili drejtohej nga shtetasi M. Harizaj 42 vjec. Në makinë ndodhej pasagjer edhe shtetasi S. Dumi 26 vjeç. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.
Mësohet se shoferi M. Harizaj 42 vjeç, ka lindur në Selenicë, Vlorë dhe banon në Tiranë, ndërsa pasagjeri S. Dumi 26 vjeç lindur në Berat banues në Tiranë. M. Harizaj nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi ai është arrestuar në 2009, pasi pas një sherri në Vlorë tentoi të vrasë me granatë 3 persona.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 07.01.2022, rreth orës 02:50 të mëngjesit, në Unazën e Re, në afërsi të rrethit të Selitës, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer dyshohet lëndë plasëse në mjetin në lëvizje, me drejtues shtetasin M. H., 42 vjeç dhe pasagjer shtetasin S. D., 26 vjeç.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.
KOHA JONË SONDAZH

