Atentatet e orëve të fundit, reagon Bardhi: Anarkia dhe vrasjet nuk mund të vijojnë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me atentatet e orëve të fundit në Krujë e Shkodër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi është shprehur se anarkia, krimi dhe vrasjet nuk mund të jenë përditshmëria e qytetarëve për vitin 2024.

Ai tha gjithashtu se është e papranueshme që profesionalizmi në strukturat e sigurisë të zëvendësohet me propagandën bajate të Ministrit të Brendshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i Bardhit:

Swiss Digital Mobile Reklama

Rendi dhe siguria publike ka marrë përmasa dramatike gjatë muajve të fundit. Atentatet mafioze që përsëriten çdo ditë janë një rrezik permanent për jetën e qytetarëve.

Është e papranueshme që profesionalizmi në strukturat e sigurisë të zëvendësohet me propagandën bajate të Ministrit të Brendshëm. Lidhja e politikës me krimin e organizuar po i pamundëson profesionistëve në Polici të jenë garant të jetës së qytetarëve. Anarkia, krimi dhe vrasjet nuk mund të jenë përditshëmëria e qytetarëve në vitin 2024.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?