Atentati ndaj prokurorit, Spaho: Krimi i organizuar trimërohet se ka mbështetje qeveritare

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, e cilëson një ngjarje mjaft të rëndë atentatin me armë zjarri ndaj prokurorit Arjan Ndoj, ngjarje e regjistruar gjatë pasdites së sotme te mbikalimi i Shkozetit.

I ftuar në RTV Ora, Spaho teksa kujtoi sulmet verbale të kryeministrit ndaj tij, tha se kur prokurorët dhe gjykatësit kërcënohen në mënyrë të tillë publikisht krimi i organizuar trimërohet se ka mbështetje qeveritare.

Është një ngjarje mjaft e rëndë, sulmohet një nga prokurorët i cili ka një histori në hetimin e aferave të zhvilluara në Hipotekën e Durrësit. Ka pasur sulme të ashpra verbale publike nga kryeministri i vendit ndaj këtij prokurori, nga zëvendëskryeministri, që tregojnë lidhjet e thella dhe shumë lart që krimi i organizuar ka me pushtetin.Kur prokurorët dhe gjykatësit kërcënohen në mënyrë të tillë publikisht sigurisht krimi i organizuar trimërohet se ka mbështetje qeveritare.

Për të gjykuar mbi këto çështje kemi prokurorin dhe gjykatën.Nuk ka asnjë të drejtë kryeministri dhe kushdo nga zyrtarët shtetërorë që të dalin publikisht, të bëjnë insinuata dhe të anohen sepse këto çojnë në trimërimin e krimit të organizuar, i cili dhe pa to nuk është se ka qenë pak aktiv, dhe ndodhemi pastaj në kushte të tilla ku plagosen dhe vriten prokurorët. 

Në këtë histori kemi dhe një vrasje tjetër vite përpara të një gjykatësi, ende e pazbardhur dhe që na lejon ne të mendojmë për çdo lloj skenari të mundshëm si ndërthuren fijet mes pushtetit dhe krimit të organizuar dhe që përfundojnë pastaj në kapjen e shtetit dhe në gjendjen tragjike në të cilën sot është Shqipëria”, u shpreh Spaho.

Atentati ndaj prokurorit, Spaho: Krimi i organizuar trimërohet se ka mbështetje qeveritare

SHKARKO APP