“Aty ku pushtuesi nazist provoi goditjen e parë”, Meta mesazh nga Kolonja: Trevë me ngjarje të jashtëzakonshme!

Presidenti Ilir Meta ka ndaluar këtë mesditë në Barmash të Kolonjës, ku kujton edhe ngjarjen e jashtëzakonshme të rezistencës antifashiste.

Mes të tjerash, Meta shkruan në “Facebook” se në Barmash pushtuesi nazist provoi goditjen e parë, trimërinë dhe heroizmin e popullit tonë në mbrojtje të lirisë së Atdheut.

“Kolonja është një trevë me ngjarje të jashtëzakonshme të Rezistencës Antifashiste, që na bëjnë krenar të gjithëve.
Sot ndalova në Barmash, ku pushtuesi nazist provoi goditjen e parë, trimërinë dhe heroizmin e popullit tonë në mbrojtje të lirisë së Atdheut.

Nderim përjetë banorëve të Leskovikut, Dangllisë, Panaritit, Vithkuqit e mbarë Kolonjës për rezistencën heroike të 6 korrikut 1943. ??”, shkruan Meta.

SHKARKO APP