Auron Tare: Një foto historike, e vetmja e Ismail Qemalit
Nga Auron Tare/
Dje pata kenaqesine te takoj nje prej pinjolleve te familjes aristokrate Carnavon dhe sternip i Audrey Herbert. Herbert nje personazh shume pak i njohur sot nga shqiptaret eshte ndoshta nje prej ne mos i vetmi anglez i cili me nje dashuri dhe perkushtim te admirueshem mbrojti kauzen e pavaresise se Shqiperise nga fqinjet ne nivelet me te larta europiane. Vella me nene i Lordit Carnavorn u konsiderua dy here per Mbret i Shqiperise dhe dy here e refuzoi kete oferte duke i sherbyer Shqiperise pa asnje interes personal. Nena e tij nje nga aristokratet me te pasura angleze themeloi nje sere institucionesh bamirese ne Shqiperi duke lene edhe nje fond per bursa per te rinjte shqiptare. Por si zakonisht keto personazhe, shqiptaret i harrojne shpejt (dhe brezat e rinj as qe e dine kontributin e ketyre aristokrateve qe punuan per Shqiperine pas asnje interes personal) duke treguar nje prej aneve me te shemtuara te tyre, mosmirenjohjen.
Gjithsesi te kthehemi tek fotoja historike e Ismail Qemalit. Ne dijenine time deri me sot kjo foto konsiderohet si foto e vetme e Plakut te Vlores qe del nga rrethimi grek i hypur ne jahtin e Dukes De Mospesier i cili pretendonte Fronin Shqiptar. Ismail Beu ndalon ne Bari dhe prej andej fillon edhe turi i tij europian. Por bashkebiseduesi im i djeshem me nje buzeqeshje te lehte me tregoi se personi nga e majta e Ismail Beut ishte Audrey Herbert i cili ishte mikpritesi i Delegacionit Shqiptar ne Londer si dhe shoqeruesi i tyre ne te gjitha takimet me zyrtaret e larte britanike.
A mundet qe kjo foto te jete shkrepur ne Londer dhe jo ne Vlore?