”Auto Moto Park Albania”, kryebashkiaku Gledian Llatja: Për Elbasanin sot është një ditë historike
Këtë të premte, u mbajt konkursi Ndërkombëtar për Projektin “Auto Moto Park Albania”, i cili do të ndërtohet në Krastë në Elbasan. Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja mori pjesë në prezantimin e projekteve prej kompanive të rëndësishme që zhvillojnë aktivitetin e tyre në këtë fushë, duke deklaruar se sot është dita e tij më emocionuese në 4 vitet si kryetar i bashkisë. Po ashtu një falënderim në veçanti kryetari e kishte edhe për Blendi Gonxhen dhe stafin e tij.
”Gjatë gjithë kësaj kohe që kemi bashkëpunuar së bashku, keni qenë ai motorri shtytës i madh, dhe falë mbështetjes, vizionit të kryeministrit kanë ecur të gjitha gjêrat mbarë dhe me shpejtësi. Falë mbështetjes dhe të zv.kryeministres, ministres së Infrastrukturës kemi bërë të mundur të gjithë këtë gjë të madhe për Elbasanin.
Sot në fakt për ne në Elbasan është një ditë e madhe, është një ditë e kthesës ekonomike të qytetit. Ky është projekti më i madh që ne kemi që mbas ndërtimit të zonës induatriale në Elbasan. Është një projekt që na ndryshon totalisht ekonominë që ne njohim sot, dhe na jep një zhvillim të madh për qytetin, pëe bashkinë, por jam i bindur edhe për të gjithë shqipërinë.
Është një vizion mahnitës që ne sot po e prekim dhe po e bëjmë realitet. Një falenderim për të gjithë arkitektët, inxhinierët, projektuesit, që dhanë kaq shumë ide për këtê zhvillim që ne do të bëjmë në Elbasan, dhe ajo që është më e rëndësishme është bashkëpunimi ynë më mbrapa që mos ta lemë vetëm tek infrastruktura e “Auto Moto Parkut” tek kompleksi i Auto Moto Parkut por ta zhvillojmë në të gjithë Elbasanin. Dhe kjo është sfida jonë në të ardhmen, sfida jonë e përbashkët. Shumë faleminderit të gjithëve për mbështetjen, për atë që po bëjmë për Elbasanin”,-tha në fjalën e Llatja.