FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Automotoparku i parë shqiptar në Elbasan, Rama publikon foto nga kantieri i ndërtimit

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook foto nga kantieri i ndërtimit të Automotoparkut të parë shqiptar që do të ngrihet në Krastë të Elbasanit.

Postimi i plotë i Ramës në Facebook: 

Ecën me ritëm puna në kantierin e ndërtimit të Automoto Parkut të rajonit tonë, në Krastë të Elbasanit.
Kjo është faza e parë e gërmimeve dhe përgatitjes së zonës ku do të ngrihet projekti arkitektonik, i cili do të fillojë të marrë formë plotësisht, sapo të mbyllet konkursi ndërkombëtar, në proces, i projektimit të pistës së garave me certifikatë nga organet e motorsportit botëror.
Ky kompleks do të jetë multifunksional, jo vetëm për gara me makina, por edhe për funksione edukative, kulturore, trajnuese si edhe rekreative, duke u kthyer në një pol të ri urban dhe burim të ri ekonomik për Elbasanin, si dhe në një destinacion të ri turistik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?