Autori i librit të Gërdecit pyet Ballën: Pse Rama nuk e heton tragjedinë?

Pas këmbënguljes së deputetit socialist Taulant Balla, për t’i lexuar ish­ kryeministrit Berisha, pjesë nga libri “Armët dhe Çunat”, me subjekt tragjedinë e Gërdecit, autori i librit ka një pyetje intersante për deputetin e PS.

Ai e pyet Ballën, se përse nuk i drejtohet kryeministrit Rama, të hapë hetimet për çështjen në fjalë. Çdo të enjte deputeti socialist Taulant Balla, lexon pjesë nga libri “Armët dhe Çunat” të Guy Lawson, në Parlament. Gjë që shkakton debat në sallë mes tij dhe ish kryeministrit Berisha.

Balla është shprehur: “Unë do t’i lexoj Saliut, çdo të enjte pjesë nga ky libër”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq autori i librit shumë të diskutuar në Shqipëri, Guy Lawson, u shpreh ekskluzivisht për dritare.net se: “Më vjen mirë, kur dëgjoj se tragjedia e Gërdecit është ende një çështje që shkakton debat në Shqipëri. Dhe ashtu duhet të jetë! Por doja t’i thosha diçka deputetit Balla. Nëse jeni deputet i grupit të kryeministrit Rama, pse nuk i kërkoni atij të hapë një hetim për çështjen e Gërdecit? Më ngjan se zgjidhja për këtë “mister”, është në duart e qeverisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Erion Veliaj më ka thënë mua, personalisht, se ai do të hetojë kompaninë AEY dhe tragjedinë e shpërthimit në Gërdec, në rast se do të zgjidhej në 2013­. Pse nuk e ka bërë ? A e ka korruptuar pushteti edhe atë?” Kështu e mbyll prononcimin për dritare.net, gazetari amerikan Lawson, i cili edhe pas filmit “War Dogs”, skenarist i të cilit është po ai, është shprehur se shqiptarët nuk mund ta presin zgjidhjen nga filmi i Hollivudit, por nga një hetim serioz për Gërdecin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?