Autori i raportit të “Freedom House” për Shqipërinë: Rënia buron nga ndryshimet kushtetuese në 2008

Gjergji Vurmo, autor i raportit “Nations in Transit” për Freedom House, tha në një intervistë në Ditarin e A2, se për vitin 2019 është vërejtur një përkeqësim i demokracisë në Shqipëri, në dy dimensione. “Ka pasur përkeqësime në qeverisjen demokratike në nivel qendror dhe në proceset elektorale”, tha Vurmo.

“Arsyet janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën dhe kanë të bëjnë jo vetëm me krizën politike të vitit të shkuar, por në thelb ajo që ka sjellë rënien e Shqipërisë në vite, buron prej ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, ku një pjesë e balancave të pushteteve dhe pavarësisë e institucioneve është prekur. Dhe ne po vuajmë pasojat e faktit që institucionet kryesore në vend nuk po arrijnë të luajnë rolin e tyre”.

Sipas Vurmos, raporti i sivjetshëm vëren edhe një rënie të përgjithshme të vendeve me sistem demokratik, që prej fillimit të përpilimit të këtij raporti. Ai shtoi gjithashtu se në botë është rritur numri i regjimeve autokratike apo gjysmë autokratike.

SHKARKO APP