Autoritet më të larta shtetërore dhe përfaqësues të opozitës, homazhe në memorialin e Luftës së Vlorës (VIDEO)

Autoritetet më të larta shtetërore, përfaqësues të mazhorancës dhe opoziës, vendosën sot kurora me lule në memorialin e “Luftës Kombëtare të Vlorës 1920”, në Qafën e Koçiut, në Vlorë.

Presidenti Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kryeministri Edi Rama, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë nderuan sot këtë ngjarje me rëndësi kombëtare, duke vendosur kurora me lule në memorialin e “Luftës Kombëtare të Vlorës 1920”.

Për 100-vjetorin e Luftës Kombëtare të Vlorës u organizuan një sërë aktivitetesh, përfshirë ekspozita dhe veprimtari shkencore, të cilat kulmuan ditën e djeshme në “Sheshin e Flamurit” në Vlorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.facebook.com/280184199271881/posts/652330775390553/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?