Autoritetet italiane e shqiptare japin detaje nga superoperacioni në 4 shtete: Mbi 6 ton drogë e kapur, 11 pasuri të paluajtshme, 4 shoqëri tregtare

Superoperacioni i trafikut ndërkombëtar të drogës, korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave që po zhvillohet mes autoriteteve shqiptare dhe Antimafias Italiane, ka sjellë arrestimin e prokurorëve dhe drejtuesve të policisë shqiptare.

Gjatë konferencës për shtyp që është mbajtur në kuadër të këtij aksioni të policisë ku morën pjesë Cafiero de Raho, Prokuror kombëtar i Anti-mafias e Anti-terrorizmit; Arben Kraja – Drejtues i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionin e Krimit të Organizuar; dr. Filippo SPIEZIA – Zëvëndës President e pjestar për palën e Italisë në Eurojust, dr. Roberto Rossi, Kryeprokuror i Republikës në Bari dhe zoti Maurizio Valone,Drejtori i Pergjithshem i DIA-s; Ardi Veliu Drejtori i Përgjithshëm i Policise Shqiptare.

I pranishëm në këtë konferencë, drejtuesi i SPAK, Arben Kraja deklaroi se një nga detajet kryesore të këtij operacioni ishin 4 bashkëpunëtorë të drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, kanë qenë pikërisht ata që kanë bashkëpunuar dhe kanë sjellë në identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është një skuadër e përbashkët që ka mbi 1 vit e gjysmë që vijon operacionin. Një shkëmbim informacioni të menjëhershëm dhe të suksesshëm. E rëndësishme në mbledhjen e procvave dhe arritjen në konkluzionin konkret dhe zbatimin e 28 masave në Tiranë. Moment i rëndësishëm është hetimi i gjithanshëm i kryer. Është evidentuar i gjithë zinxhiri i kultivimit dhe transportit në Itali i lëndëve narkotike. Është evidentuar dhe provuar përfshirja e zyrtarëve të ndryshëm publik në këtë lloj aktiviteti. Bëhet fjalë për prokurorë, zyrtarë policie administratorë të qeverisjes lokale. Janë sekuestruar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme me vlera miliona euroshe. Treguesi i rëndësishëm janë bashkëpunëtorët e drejtësisë ishin 4 persona që kanë bashkëpunuar me drejtësinë. Kemi bngritur akuza për pastrim të akuzave. Përpara një viti ishim në një konferencë në Romë që sqaruam pjesën e parë të operacionit” – tha Kraja.

Vladimir Mara, drejtuesi i skuadrës shqiptare të hetimit, ka dhënë detaje të reja nga operacioni, ku janë sekuestruar mbi 6 ton drogë dhe 4 bashkëpunëtorët e drejtësisë me rol të rëndësishëm në grupet kriminale.

Hetimi i kryer ka pasur një shtrirje të gjerë në kohë dhe në hapësirë dhe në minutat që kemi për të diskutuar janë pak. Hetimi është kryer në kuadër të një operacioni të përbashkët hetimor, ishte një hetim i vështirë dhe me rezultate . Shtrirje të Italisë dhe vende të tjera të Evropës kryesish të lëndëve narkotike kanabis, heroinë, kokainë dhe lëndë të tjera të përpunuara. Gjatë hetimit janë sekuestruar mbi 6 tonë lëndë narkotike, në Shqipëri dhe Itali dhe janë nxjerrë 80 persona të dyshuar. Ditën e sotme kemi përfunduar një operacion në vijim për ekzekutimin e 28 masave të sigurimit, Shqipëri, Mal të Zi, Itali dhe Spanjë.

Operacioni ka shkuar me sukses këtë na tha edhe Veliu. Doja të ndalesha në dy momente të rëndësishme, besimi i krijuar nga autoritet italiane dhe shqiptare për të ndarë zonat e informacionit në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të shpejtë. Një element i rëndësishëm janë 4 bashkëpunëtorë të policisë që na kanë ndihmuar me të dhëna atë rëndësishme. 4 bashkëpunëtorët nuk kanë qenë thjesht pjesë e grupeve kriminale por kanë pasur rol të rëndësishëm në përbërje të grupeve kriminale. Së pari janë dokumentuar i gjithë rrjeti që nga në kohë reale është ndjekur edhe hetim pasuror dhe janë identifikuar të gjitha pasuritë të cilat janë dhënë si rezultat i aktiviteteve apo të ardhurave të tjera të përfituara në rrugë të paligjshme”, tha Mara.

Ardi Veliu tha se sot është finalizuar ekzekutimi i 18 urdhër-arresteve, janë sekuestruar armë zjarri dhe para cash.

Pas një pune 3-vjeçare policia e shtetit ka qenë aktive, sot në mëngjes kemi finalizuar ekzekutimin e 18 urdhër-arresteve të lëshuara. Janë sekuestruar dhe 2 armë zjarri. Janë sekuestruar dhe 60 mijë euro. Sot oficerët e Policisë së Shtetit janë duke ekzekutuar urdhrat për sekuestrot. Qysh mbrëmë nëpërmjet Interpolit kemi shpërndarë dhe kemi bashkëpunuar për personat e shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ndjehem i vlerësuar si Drejtori i policisë kur dëgjoj vlerësim për organizatën që drejtoj. Do vazhdojmë të jemi pjesë aktive në gjithë hetimet që janë duke u zhvilluar dhe kontribuojmë për finalizimin me sukses të këtyre”, deklaroi Veliu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?