Autostrada Tiranë – Durrës me tri korsi, zëvendëskryeministrja: Zgjerimi nis këtë vit

Puna për zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës do të nisë këtë vit, u shpreh zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, në konferencën për analizën vjetore të ministrisë.

Duke treguar se si trafiku në këtë aks rrugor është rritur ndjeshëm, nga 30 mijë mjete në ditë në një rekord prej 90 mijë mjetesh.

“Brenda 2024 do të nisim fazën e parë të zgjerimit, deri në Vorë, në fazën e dytë nga Vora në kthesën e Rinasit. Zgjerimi do të marrë një korsi nga secila anë, plus korsinë e emergjencës. Nga studimi që kemi bërë, nuk prekim rrugë dytësore apo biznese. Nuk do të ketë shpronësime. Vetëm nëse ka ndonjë pjesë të veçantë, ku preket”, tha Balluku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?