Avokatët protestë të enjten, Manja: Harta e re gjyqësore do ti kalojë qeverisë për miratim

Protesta nga avokatët kundër hartës së re gjyqësore, do të mbahet të enjten, më 14 korrik në orën 11:00. Avokatët e mbarë Shqipërisë, do të protestojë para godinës së Këshillit të Lartë Gjyqësor kundër hartës së re gjyqësore.

Këtë të martë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se nuk do të ketë kthim për hartën e re gjyqësore, pasi do ti kalojë qeverisë “Rama 3” për miratim. Manja po ashtu u shpreh se të gjithë diskutimet mbi hartën janë lënë në një ditë të caktuar dhe se përgjgijet do të jepen nesër në Komisionin e Ligjeve.

“Të gjitha diskutimet mbi hartën kemi lënë një ditë të dedikuar, do të kemi përgjigjet e duhura nesër në Komisionin e Ligjeve. Nesër do të shkojmë në respekt të Komisionit të Ligjeve, pas seancës dëgjimore nesër në Komisionin e ligjeve dhe miratimin nga Ministria e Financave, harta do të shkojë në qeveri për miratim”.

13 Gjykata të Shkallës së parë, 2 Gjykata Administrative dhe 1 Gjykata Apeli për të gjithë vendin, është përfundimisht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

SHKARKO APP