Avokati i Fatmir Mediut flet për hapjen e dosjes së Gërdecit: Akt jo kushtetues!

Përfaqësuesi ligjor i Fatmir Mediut, Ardian Visha e ka cilësuar një akt antikushtetues vendimin e Apelit të GJKKO për të rihapur dosjen “Gërdeci”.

Visha thotë se është hera e parë që një gjyqtare e një gjykate të nivelit më të ulët prish vendimin e Gjykatës së Lartë.

NJOFTIMI NGA PËRFAQËSUESI LIGJOR I FATMIR MEDIUT

Deklaratë

Në cilësinë e përfaqesuesit ligjor te z Fatmir Mediu shpreh sa me poshte:

Vendimi i deklaruar ne media nga Gjyqtarja e Apelit te Posacem, perben nje akt jo Kushtetues dhe pluri-shkeles të Konventes Europiane Per te Drejtat e Njeriut dhe nje sere ligjesh te tjera te vendit..

Ai(vendimi) perben nje pavlefshmeri absolute e ne cdo rast baza motivuese e tij nuk mund te jetë kurre ligji.

Eshte hera e pare ne jurisprudence kur nje gjyqtare e nje gjykate te nivelit me te ulet prish vendimin e Gjykates Larte!!

Vec të tjerave shkelja e ligjit është e dukshme , sepse e njejta ceshtje(kerkese) eshte shqyrtuar dhe hedhur poshte nga gjykata e shkalles pare dhe gjykata e apelit, Tirane në vitin 2019.

Ky vendim hapur cenon parimin e sigurise juridike, parimin e gjese se gjykuar, parimin e ligjit favorizues dhe per me teper synon procedimin per nje akuze afati parashkrues i se ciles ka kaluar me kohe.

Pasi te njihemi me “ arsyetimin” e ketij akti te paligjshem, do reagojmë me transparencë e me te gjitha mjetet ligjore të përshtatshme.

Avokat Ardian Visha

SHKARKO APP